E paprecedentë në Bundesligë, babai i Bellingham i shkon për sqarim trajnerit

- Bota Sot

E paprecedentë në Bundesligë, babai i Bellingham i shkon për sqarim trajnerit

Një situatë e paprecedentë është regjistruar dje, ndërsa Borusia Dortmund barazoi 3 me 3 në transfertën e St. Paulit. Protagonistë u bënë babai i Xhud Bellingham, Mark, dhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovac.

Tekniku i Dortmundit vendosi ta zëvendësojë Xhud Bellingham pas 45 minutash lojë. Dhe i ati i mesfushorit nuk ishte aspak i lumtur me këtë vendim.

Këtë e shprehu menjëherë duke zbritur në dhomat e zhveshjes. Një sqarim, i cili sigurisht që ka lënë pakënaqësi te Dortmundi dhe pse Bellingham përfaqësohet nga i ati.

E sigurtë do të jetë, që në të ardhmen asnjë prind nuk do mund t’i afrohet dhomave të zhveshjes. Dhe vetë Dortmundi do të kujdeset për këtë fakt.



Read it all at Bota Sot