Paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, dyshohen për spiunazh

- Gazeta e Prizrenit

Paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, dyshohen për spiunazh

Nga një muaj paraburgim u është vendosur pilotit kroat dhe të dashurës së tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh, ka vendosur  Gjykata e Qarkut të Splitit.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës. Serbja e dyshuar është lënë në mbajtje për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj, raportoi media kroate “Index”.

Të dy janë intervistuar të mërkurën, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli. Dyshimet janë se piloti kroat derisa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.


Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut



Read it all at Gazeta e Prizrenit