Notat më të mira për javën e fundit, 5 legjionarë shkëlqejnë me në krye Dakun

- Bota Sot

Notat më të mira për javën e fundit, 5 legjionarë shkëlqejnë me në krye Dakun

“Sofascore” ka publikuar listën me 5 legjionarët më të vlerësuar për javën që lamë pas. Në krye të saj nuk mund të mungonte Mirlind Dakun, që me dy golat e tij u vlerësua me notën 8.7.

Pas tij qëndron Anis Mehmeti me notën 8.3. Ky i fundit shënoi dhe asistoi në Championship duke kontribuar në fitoren e Bristol Sitit.

Ish-lojtari i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, ka bërë po ashtu mirë në javën e fundit. Vlerësimi i tij është me notën 8.1.

Më tej janë dy lojtarë me vlerësimin 7.9. Bëhet fjalë për Agon Muçollin dhe Uerdi Marën. Të dy shënuan gola me ekipet respektive.



Read it all at Bota Sot