“Sofascore” ka publikuar listën me 5 legjionarët më të vlerësuar për javën që lamë pas. Në krye të saj nuk mund të mungonte Mirlind Dakun, që me dy golat e tij u vlerësua me notën 8.7.
Pas tij qëndron Anis Mehmeti me notën 8.3. Ky i fundit shënoi dhe asistoi në Championship duke kontribuar në fitoren e Bristol Sitit.
Ish-lojtari i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, ka bërë po ashtu mirë në javën e fundit. Vlerësimi i tij është me notën 8.1.
Më tej janë dy lojtarë me vlerësimin 7.9. Bëhet fjalë për Agon Muçollin dhe Uerdi Marën. Të dy shënuan gola me ekipet respektive.