Selmanaj: “Unaza e Madhe” e qytetit – një nga projektet kryesore infrastrukturore për Prizrenin

- Gazeta e Prizrenit

Selmanaj: “Unaza e Madhe” e qytetit – një nga projektet kryesore infrastrukturore për Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, prezantoi projektin e Unazës së Madhe të Qytetit, duke e vlerësuar si një zgjidhje jo vetëm për trafikun, por edhe për ajrin dhe qasjen e përditshme të qytetarëve, dhe lidhje të lagjeve kryesore të Prizrenit.

Sipas tij, projekti do të shërbejë për devijimin e trafikut tranzit jashtë qendrës, duke krijuar një infrastrukturë moderne që i jep qytetit zhvillim dhe akses më të madh rajonal, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Postimi i plotë i Driton Selmanajt

Unaza e Madhe e Qytetit nuk është thjesht një rrugë e re, por një zgjidhje për trafikun, ajrin dhe qasjen tonë të përditshme.

Është koha të mendojmë më gjerë, të ecim më shpejt dhe të zhvillohemi më mire,

përtej shatërvanit!

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj



Read it all at Gazeta e Prizrenit