I arrin në postë pakoja me marihuanë, arrestohet një i dyshuar në Kaçanik

- Gazeta e Prizrenit

I arrin në postë pakoja me marihuanë, arrestohet një i dyshuar në Kaçanik
Dogana e Republikës së Kosovës njoftoi dje për një rast të dyshimtë të arritjes së një pakoje me substancë të dyshuar narkotike, në një nga postat e vendit.
Gjatë kryerjes së kontrollit rutinë të dërgesave postare nga jashtë vendi, zyrtarët doganorë hasën në dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, shkruan IndeksOnline.

Pesha e masës ishte afro 1 kilogram.

“Në vijim të protokolleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia antidrogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuanë”, deklaroi Dogana.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar një i dyshuar në Kaçanik, për shkak se kishte porositur pako përmes postës, në të cilën kishte 1 kilogramë e 42 gramë marihuanë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.



Read it all at Gazeta e Prizrenit