Aksidenti tragjik në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

- Bota Sot

Aksidenti tragjik në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

Është rritur bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi të mërkurë, 3 shtator, në Lisbonë. Sipas shërbimeve të emergjencës së Portugalisë, numri i viktimave ka shkuar në 17-të. Fillimisht autoritetet kishin raportuar për 15 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Ngjarja ndodhi dje në një nga zonat më të frekuentuara turistike të kryeqytetit, ku një teleferik, i cila mendohet se ishte në kapacitet të plotë dhe me pasagjerë të huaj, doli nga kontrolli dhe u përplas.

Ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht të gjitha identitetet e viktimave, por sindikata e punonjësve të transportit “SITRA” ka njoftuar se ndër të vdekurit është edhe operatori i frenave, André Jorge Gonçalves Marques. Ndërkohë, sipas mediave lokale, mes të plagosurve është dhe një fëmijë i mitur.

Për shkak të kësaj tragjedie të rëndë, qeveria portugeze e shpalli këtë të enjte, 4 shtator, ditë zie kombëtare, në nderim të jetëve të humbura. Flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtize, ndërsa ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar.



Read it all at Bota Sot