Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shpallur më i miri i muajit në elitën e futbollit çek.
Rrahmani shkëlqeu gjatë muajit të kaluar (gusht) me fanellën e Sparta Pragës.
Sulmuesi shënoi katër gola gjatë muajit gusht në Ligën e Çekisë, kurse në total ka shënuar pesë në shtatë ndeshje.
Kujtojmë se sonte Rrahmani mund të ketë minuta në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.