Albion Rrahmani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Zvicrën

- Bota Sot

Albion Rrahmani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Zvicrën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shpallur më i miri i muajit në elitën e futbollit çek.

Rrahmani shkëlqeu gjatë muajit të kaluar (gusht) me fanellën e Sparta Pragës.

Sulmuesi shënoi katër gola gjatë muajit gusht në Ligën e Çekisë, kurse në total ka shënuar pesë në shtatë ndeshje.

Kujtojmë se sonte Rrahmani mund të ketë minuta në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot