Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të rikthehet në Napoli për shkak të lëndimit.
Siç raportojnë mediat në Itali, stafi mjekësor i Kosovës ka zbuluar se mbrojtësi do të mungojë rreth 2 javë shkaku i lëndimit muskolar.
Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Zvicrës, duke vrapuar drejt Embolos – që e “shkatërroi” mbrojtjen “dardane”.
Përveç ndeshjes me Kosovën, Rrahmani humb edhe takimin në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.