Kosova pa kapitenin, rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë

- Bota Sot

Kosova pa kapitenin, rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të rikthehet në Napoli për shkak të lëndimit.

Siç raportojnë mediat në Itali, stafi mjekësor i Kosovës ka zbuluar se mbrojtësi do të mungojë rreth 2 javë shkaku i lëndimit muskolar.

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Zvicrës, duke vrapuar drejt Embolos – që e “shkatërroi” mbrojtjen “dardane”.

Përveç ndeshjes me Kosovën, Rrahmani humb edhe takimin në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot