Andi Zeqiri ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Sulmuesi me origjine shqiptare është zyrtarizuar te skuadra e Widzew Lodz.
Tek polakët siç dihet luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu.
Widzew Lodz e ka blerë Zeqirin nga skuadra e Genk dhe ky transferim u ka kushtuar polakëve 2 milionë euro.
Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë deri në vitin 2029.