Dy milionë euro, sulmuesi shqiptar i bashkohet Shehut në Poloni

- Bota Sot

Dy milionë euro, sulmuesi shqiptar i bashkohet Shehut në Poloni

Andi Zeqiri ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Sulmuesi me origjine shqiptare është zyrtarizuar te skuadra e Widzew Lodz.

Tek polakët siç dihet luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu.

Widzew Lodz e ka blerë Zeqirin nga skuadra e Genk dhe ky transferim u ka kushtuar polakëve 2 milionë euro.

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë deri në vitin 2029.



Lexoni të gjitha në Bota Sot