Media suedeze për Kosovën me këngën e famshme të suedezit: Më godit fort në fytyrë që të ndihem gjallë

- Bota Sot

Media suedeze për Kosovën me këngën e famshme të suedezit: Më godit fort në fytyrë që të ndihem gjallë

Kudo po bën bujë fitorja e madhe e kombëtares së Kosovës!

Fitorja për mbamemdje me rezultat 2:0 ndaj Suedisë në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Media zvicerane “Blick” ka cituar media suedeze se çfarë shkruajnë pas humbjes nga Kosova. 

"Aftonbladet" e fillon komentin e saj duke cituar hitin e famshëm të këngëtarit suedez Thomas Stenström:

"Më godit fort në fytyrë që të ndihem gjallë".  Pastaj shkruan: "Faleminderit për këtë, Kosovë". 

"Göteborgs Posten" ndjek të njëjtën linjë. Edhe këtu, trajneri i kombëtares kritikohet për stilin e tij të lojës. "Jon Dahl Thomasson u mbështet tërësisht në futbollin sulmues me lojtarë sulmues".

Në vend të kësaj, brenda një viti e gjysmë, ai e transformoi Suedinë në ekipin kombëtar të futbollit, që mund të konsiderohet si më naivja në botë.



Read it all at Bota Sot