Kudo po bën bujë fitorja e madhe e kombëtares së Kosovës!
Fitorja për mbamemdje me rezultat 2:0 ndaj Suedisë në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Media zvicerane “Blick” ka cituar media suedeze se çfarë shkruajnë pas humbjes nga Kosova.
"Aftonbladet" e fillon komentin e saj duke cituar hitin e famshëm të këngëtarit suedez Thomas Stenström:
"Më godit fort në fytyrë që të ndihem gjallë". Pastaj shkruan: "Faleminderit për këtë, Kosovë".
"Göteborgs Posten" ndjek të njëjtën linjë. Edhe këtu, trajneri i kombëtares kritikohet për stilin e tij të lojës. "Jon Dahl Thomasson u mbështet tërësisht në futbollin sulmues me lojtarë sulmues".
Në vend të kësaj, brenda një viti e gjysmë, ai e transformoi Suedinë në ekipin kombëtar të futbollit, që mund të konsiderohet si më naivja në botë.