“Shqipëria vuajti në 20 minutat e fundit”/ Rraklli: Sot ishte detyra jonë të fitonim ndeshjen dhe e fituam!

- Bota Sot

“Shqipëria vuajti në 20 minutat e fundit”/ Rraklli: Sot ishte detyra jonë të fitonim ndeshjen dhe e fituam!

Kombëtarja shqiptare u ngjit në vend të dytë në grupin eliminator të Kupës së Botës pas suksesit 1-0 në “Arenën Air Albania” ndaj Letonisë.

Altin Rraklli ish-futbollist i Kombëtares në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se pjesa e parë e lojës ishte shumë e mirë.

Megjithatë gjatë intervistës shprehu edhe rezervat e tij duke thënë se Shqipëria fitoi, por loja nuk ishte ajo që pritej.

Ndërsa theksoi se zëvendësimet e kryera sipas tij, nuk dhanë rezultatin e pritur.

“Sot ishte detyra jonë të fitonin ndeshjen dhe e fituam. Një nga gjërat që nuk më pëlqeu sot ishte që bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Skuadra ishte e angazhuar, patjetër që gabime bëhen, por 20 minutat e fundit nuk më pëlqyen.  Një skuadër si ne që pretendojmë duhet të jemi më të zgjuar, më të shpejtë në veprimet tona…”, tha më tej ai.



Read it all at Bota Sot