Kombëtarja shqiptare u ngjit në vend të dytë në grupin eliminator të Kupës së Botës pas suksesit 1-0 në “Arenën Air Albania” ndaj Letonisë.
Altin Rraklli ish-futbollist i Kombëtares në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se pjesa e parë e lojës ishte shumë e mirë.
Megjithatë gjatë intervistës shprehu edhe rezervat e tij duke thënë se Shqipëria fitoi, por loja nuk ishte ajo që pritej.
Ndërsa theksoi se zëvendësimet e kryera sipas tij, nuk dhanë rezultatin e pritur.
“Sot ishte detyra jonë të fitonin ndeshjen dhe e fituam. Një nga gjërat që nuk më pëlqeu sot ishte që bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Skuadra ishte e angazhuar, patjetër që gabime bëhen, por 20 minutat e fundit nuk më pëlqyen. Një skuadër si ne që pretendojmë duhet të jemi më të zgjuar, më të shpejtë në veprimet tona…”, tha më tej ai.