Të shtëna me armë në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar dje, në orët e para të mëngjesit.

Të shtënat raportohet se u dëgjuan në rrugën “Mbreti Pleurat”, për të cilat policia nisi menjëherë hetimet.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan tri gëzhoja të plumbave dhe dy predha.

Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit