Tirana dhe Flamurtari do të përballet këtë të shtunë në kuadër të javës së 3-të të Superiores.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.
Ndërkohë që ditën e sotme, në fushë para lojtarëve ka zbritur presidenti i kryeqytetasve, Refik Halili. Në një video të publikuar nga vajza e tij, Goldi, presidenti Halili shihet në fushën e stadiumit “bardheblu”.
Mendueshëm dhe me kokën e ulur, Refik Halili shihet duke shëtitur mbi barin e sapo rikonstruktuar të stadiumit.