Mendueshëm dhe me kokën ulur, Refik Halili nis shëtitjen në “Selman Stërmasi”

- Bota Sot

Mendueshëm dhe me kokën ulur, Refik Halili nis shëtitjen në “Selman Stërmasi”

Tirana dhe Flamurtari do të përballet këtë të shtunë në kuadër të javës së 3-të të Superiores.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.

Ndërkohë që ditën e sotme, në fushë para lojtarëve ka zbritur presidenti i kryeqytetasve, Refik Halili. Në një video të publikuar nga vajza e tij, Goldi, presidenti Halili shihet në fushën e stadiumit “bardheblu”.

Mendueshëm dhe me kokën e ulur, Refik Halili shihet duke shëtitur mbi barin e sapo rikonstruktuar të stadiumit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot