MAShTI hap thirrje për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

- Gazeta e Prizrenit

MAShTI hap thirrje për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional
Me qëllim të mbështetjes financiare për të rinjtë në orientimin drejt profileve profesionale me perspektivë të lartë punësimi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për vitin shkollor 2025/26.
Sipas njoftimit të Ministrisë, nga gjithsej 100 bursa, 70 do të ndahen për drejtimet deficitare dhe 30 do t’u dedikohen vajzave të regjistruara në drejtimet teknike, me qëllim të nxitjes së pjesëmarrjes së tyre në fusha të kërkuara të tregut të punës. Vlera e bursës është 500 euro për një vit shkollor.
“Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve kurse në drejtimet teknike vetëm vajzat.
Drejtimet deficitare:
– Zhvillues i aplikacioneve softuerike;
– Teknik i sistemeve solare fotovoltaike;
– Pylltari;
– Agrobiznes;
– Automekanik;
– Asistent i turizmit dhe udhëtimeve;
– Përpunim druri/zdrukthëtar.
Drejtimet teknike:
– Instalues elektrik;
– Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit;
– Automekanik;
– Teknologjia e riciklimit;
– Teknik i dizajnit grafik.
Konkursi është i hapur nga 12 shtatori deri më 13 tetor 2025.
Investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e një vendi andaj ky përkushtim i ynë tregon se rininë e kemi në qendër të prioriteteve tona”, shkruan në njoftimin e MAShTI-t.


Read it all at Gazeta e Prizrenit