Festival golash në derbi dhe përmbysje e çmendur e Juventusit ndaj Interit

- Bota Sot

Festival golash në derbi dhe përmbysje e çmendur e Juventusit ndaj Interit

Lojë po, gola po, atmosferë po në derbin e madh të Serie A, mes Juventusit dhe Interit.

Përballja mes rivalëve të vjetër mbyllet me fitoren e Juventusit me rezultat 4:3.

Fitore me përmbysje.

Ndeshja me kthesa në rezultat, 1:0, 2:1, 2:3, 3:3 e 4:3.

Në minutën e 90+1 Vasilije  Axhiq nga rreth 26-27 metra ka dërguar goditje të fuqishme duke e befasuar portierin Sommer të Interit, topi futet në këndin e epërm të djathtë.

Për Juve shënuan Kelly (14), Yildiz (38), K. Thuram (83), Axhiq (90+1’) dhe për zikaltrit e Calhanogliu (30 e 65), M. Thuram (76).  

Juventusi ka shënuar fitoren e tretë rresht, ndërsa Interi ka pësuar humbjen e dytë.

 ndërsa Interi është në vend të 11-të me 3 pikë.

Pas javës së tretë në Serie A, Juventusi kryeson me 9 pikë e Interi renditet në pozitën e 11-të me 3 pikë.



Read it all at Bota Sot