Lojë po, gola po, atmosferë po në derbin e madh të Serie A, mes Juventusit dhe Interit.
Përballja mes rivalëve të vjetër mbyllet me fitoren e Juventusit me rezultat 4:3.
Fitore me përmbysje.
Ndeshja me kthesa në rezultat, 1:0, 2:1, 2:3, 3:3 e 4:3.
Në minutën e 90+1 Vasilije Axhiq nga rreth 26-27 metra ka dërguar goditje të fuqishme duke e befasuar portierin Sommer të Interit, topi futet në këndin e epërm të djathtë.
Për Juve shënuan Kelly (14), Yildiz (38), K. Thuram (83), Axhiq (90+1’) dhe për zikaltrit e Calhanogliu (30 e 65), M. Thuram (76).
Juventusi ka shënuar fitoren e tretë rresht, ndërsa Interi ka pësuar humbjen e dytë.
ndërsa Interi është në vend të 11-të me 3 pikë.
Pas javës së tretë në Serie A, Juventusi kryeson me 9 pikë e Interi renditet në pozitën e 11-të me 3 pikë.