Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, para 4 viteve për Prizrenin po shihte ëndrra me sy hapur, duke imagjinu dhe paraqit gjana magjike për të ardhmen e këtij qyteti (parkingje, tunele nëntokësore, çerdhe e hapësira të gjelbërta, të cilat dikush i realizoi por në në qytetin e tij në Ferizaj )kurse Prizreni i Shaqës mbeti vetëm një aventurë e tij e bukur mendore e harruar krejtësisht.
Mbrëmë në TV” Dukagjini” ai u mundua sërish ta fut në grackë e tij të mashtrimit dhe dështimit qytetin e Prizrenit (me 70 fshatra të kësaj komune) duke ua shitur sukses personal prej “kryetari” festivalet muzikore dhe jetën kulturore në këtë qytet, sikur para kryetar – Shaqës”- Doku Fest”-i apo “Hasi jehon” nuk kishin ekzistuar si festivale.
Duke mos pasur qoftë edhe një projekt serioz që tua prezantoj opinionit dhe i kapur si laraska nën strehë vjetërsinash në Sheshin “Shatërvan”, Shaqa 4 vjet i shpenzoi duke ua ndërruar vendin kubëzave të kalldremit.
Megjithë dështinin ( tani pa pikë turpi ) ai u kërkon prizrenasve që sërish ta votojnë një kryetar dembel si ai, pa vizion, egoist e mbi të gjitha njeri që shkel fjalët dhe premtimet e veta, duke i ba kështu prizrenasit ta harrojnë krejtësisht “damllën” qeverisëse që para tij, këtij qyteti ia kishte shkaktuar ish-kryetari (edhe ma i zi se ky) Mytaher Haskuka me VV-në e tij.
Duke dëgjuar hipokrizinë e tij të mbrëmshme, por edhe ato që do dëgjojmë deri më 12 tetor, besoj se nuk ka qytetarë të Prizrenit (madje edhe brenda PDK-së e lë më votues të majtë apo të djathtë, të asaj apo kësaj partie, i punësuar, i papunë, biznesmen, asaj apo kësaj lagjeje, i ri apo i vjetër) që ka qoftë një arsye të vetme, pos fanatizmit partiak, për ta votuar edhe njëherë Totajn për kryetar të Prizrenit.
Sepse çdo qytetar normal i Prizrenit do ta pyes vetën: pse dreqi e mori, ne banorët e kësaj komune(ndryshe nga Ferizaji, Prishtina, Suhareka e madje edhe Malisheva)4 vjet ia besuam këtij njeriu të kurthuar vetëm në Shatërvan, ku të vetmin projekt të “suksesshëm” na e paraqet rrugën prej 100 m. pranë shtëpisë së vet, dhe tani edhe festivalet “xhymysh- ha e pi”, të paguara me taksat e popullit gjithnjë e ma të varfëruar prizrenas.
Intervista e mbrëmshme e Shaqës ( e shoqëruar me ngërdheshje dhe joseriozitet ekstrem, sidomos kur ai flet për basketbollin ) ishte ma shumë se ofendin për gjithë Neve – banorëve të kësaj komune.
Shaqa nëpër Tv dhe reklama të portaleve të Tij, po ban paraqitje sa për imazh, ku me retorikë boshe po mundohet dështimin e mosrealizimit të projekteve të premtuara në këtë 4 vjeçar ti shes si premtime të së ardhmes, të cilat mbase mund tia besojë ndonjë votues-sylesh, që nuk ka dioptri me pa përtej “Shatërvanit”.
/ Marrë pa ndryshime nga postimi në “facebook” i Asllan Bekteshit, profesor dhe gazetar shumëvjeçar nga Prizreni ( ish-korrespondent i Zërit të Amerikës, Rilindjes-Bujkut dhe Zërit /