Bashkimi trondit liderin e Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Bashkimi trondit liderin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi ka befasuar liderin e Kampionati të Maqedonisë së Veriut në futboll, Sileksin e Kratovës.

Sileksi pas pesë fitoreve rresht, sot ka pësuar humbjen e parë në kuadër të ndeshjes së javës së 6-të të Ligës së Parë.

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sileksit,

Bashkimi kaloi në epërsi me golin e Avornios në minutën e 21-të.

Aleksovski thelloi epërsinë (2:0) në minutën e 53-të.

Por më pas erdhi përjashtimi i Zukës për ekipin vendas në minutën e 60-të, dhe Sileksi shfrytëzoi epërsinë numerike duke ngushtuar humbjen (63’) me golin e lojtarit  të Miguel Pires.

Sileksi kryeson me 15 pikë e Bashkimi rendite në vend të pestë me 10 sosh.



Read it all at Bota Sot