Bashkimi ka befasuar liderin e Kampionati të Maqedonisë së Veriut në futboll, Sileksin e Kratovës.
Sileksi pas pesë fitoreve rresht, sot ka pësuar humbjen e parë në kuadër të ndeshjes së javës së 6-të të Ligës së Parë.
Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sileksit,
Bashkimi kaloi në epërsi me golin e Avornios në minutën e 21-të.
Aleksovski thelloi epërsinë (2:0) në minutën e 53-të.
Por më pas erdhi përjashtimi i Zukës për ekipin vendas në minutën e 60-të, dhe Sileksi shfrytëzoi epërsinë numerike duke ngushtuar humbjen (63’) me golin e lojtarit të Miguel Pires.
Sileksi kryeson me 15 pikë e Bashkimi rendite në vend të pestë me 10 sosh.