Portieri i Kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviq është bërë me skuadër të re.
Livakoviq është transferuar te Girona.
30-vjeçari ka nënshkruar me klubin spanjoll deri në fund të këtij sezoni si i huazuar.
Luka Modriç, legjenda e Kroacisë tani lojtar i Milanit duket se e ka këshilluar portierin Livakoviq.
“Modriç më tha të vija këtu. Unë flas shumë me të. Ai më ndihmoi dhe më tha vërtetë të vija këtu”, u shpreh
Livakoviq në konferencën e parë te klubi i ri.