Portieri i Kroacisë prezantohet te skuadra e re

- Bota Sot

Portieri i Kroacisë prezantohet te skuadra e re

Portieri i Kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviq është bërë me skuadër të re.

Livakoviq është transferuar te Girona.

30-vjeçari ka nënshkruar me klubin spanjoll deri në fund të këtij sezoni si i huazuar.

Luka Modriç, legjenda e Kroacisë tani lojtar i Milanit duket se e ka këshilluar portierin Livakoviq.

“Modriç  më tha të vija këtu. Unë flas shumë me të. Ai më ndihmoi dhe më tha vërtetë të vija këtu”, u shpreh

Livakoviq në konferencën e parë te klubi i ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot