Maqedonia U-15 mposhti Kosovën U-15, shkëlqeu Dijar Aliju me dy gola

- Bota Sot

Maqedonia U-15 mposhti Kosovën U-15, shkëlqeu Dijar Aliju me dy gola

Maqedonia U15 edhe në ndeshjen e dytë miqësore, e cila u zhvillua në Shkup,  e ka mposhtur Kosovën U15 me rezultat 4:1. 

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer talenti i ri i futbollit Dijar Aliju, i cili i ka shënuar dy gola. 

Aliju është lojtar premtues, shtatëlartë 1.86 cm, që vjen nga FC Shkupi.

Seleksionuesi Goran Stankovski-"Gama" dhe ndihmësi i tij Bujamin Asani kanë fjalë miradije për Dijarin, për të cilin thonë se bëhet fjalë për një sulmues të lindur. 

Ai me gjeneratën e tij te FC Shkupi në çdo turne që ka marrë pjesë është shpallur lojtar dhe golashënues më i mirë.



Read it all at Bota Sot