Maqedonia U15 edhe në ndeshjen e dytë miqësore, e cila u zhvillua në Shkup, e ka mposhtur Kosovën U15 me rezultat 4:1.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer talenti i ri i futbollit Dijar Aliju, i cili i ka shënuar dy gola.
Aliju është lojtar premtues, shtatëlartë 1.86 cm, që vjen nga FC Shkupi.
Seleksionuesi Goran Stankovski-"Gama" dhe ndihmësi i tij Bujamin Asani kanë fjalë miradije për Dijarin, për të cilin thonë se bëhet fjalë për një sulmues të lindur.
Ai me gjeneratën e tij te FC Shkupi në çdo turne që ka marrë pjesë është shpallur lojtar dhe golashënues më i mirë.