Trajneri i pavendosur për ta përfshirë ndaj Manchester City

- Bota Sot

Trajneri i pavendosur për ta përfshirë ndaj Manchester City

Armando Broja mbetet sërish në pikëpyetje. Trajneri i Burnley duket se do ta lërë sërish në stol në ndeshjen ndaj Manchester City-t. Mediet angleze shkruajnë se shkak është gjendja jo e mirë fizike

Përballja e së shtunës mes Manchester dhe Byrnley do të jetë një tjetër sfidë për Armando Broja.

Angazhimi që në minutën e parë në përballjen për kupë me Cardif ku ekipi i tij humbi 2:1, nuk e favorizon sulmuesin kuq e zi.

Madje, mediet angleze parashikojnë që ai do ta nisë nga stoli

Megjithatë përballja do të jetë e lehtë për Manchester City. 

Skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e 9 me dy fitore, një barazim dhe dy humbje ndaj nuk mund të humbasë shansin me miqtë që luftojnë për të mos rënë nga premier lig.

Erling Haaland është arma kryesore e Cityt. Sulmuesi norvegjez ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe plot 17 në 12 paraqitjet e fundit me klubin dhe kombëtaren.

Ndërkaq në përballjen me Burnleyn  kanë fituar 13 ndeshjet e fundit me një golavarazh të frikshëm 46-2.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Broja ka arritur gjendjen e duhur fizike për të marrë më shumë minuta në fushë.

Pas kalimit nga Chelsea, ai ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjet e kampionatit anglez dhe 75 në kupë.

Qëndrimi në stol nga trajneri është argumentuan me gjendjen jo të mirë fizike pasi ka qëndruar në një kohë të gjatë jashtë fushës.



Read it all at Bota Sot