Armando Broja mbetet sërish në pikëpyetje. Trajneri i Burnley duket se do ta lërë sërish në stol në ndeshjen ndaj Manchester City-t. Mediet angleze shkruajnë se shkak është gjendja jo e mirë fizike
Përballja e së shtunës mes Manchester dhe Byrnley do të jetë një tjetër sfidë për Armando Broja.
Angazhimi që në minutën e parë në përballjen për kupë me Cardif ku ekipi i tij humbi 2:1, nuk e favorizon sulmuesin kuq e zi.
Madje, mediet angleze parashikojnë që ai do ta nisë nga stoli
Megjithatë përballja do të jetë e lehtë për Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës renditet në vendin e 9 me dy fitore, një barazim dhe dy humbje ndaj nuk mund të humbasë shansin me miqtë që luftojnë për të mos rënë nga premier lig.
Erling Haaland është arma kryesore e Cityt. Sulmuesi norvegjez ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje këtë sezon dhe plot 17 në 12 paraqitjet e fundit me klubin dhe kombëtaren.
Ndërkaq në përballjen me Burnleyn kanë fituar 13 ndeshjet e fundit me një golavarazh të frikshëm 46-2.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Broja ka arritur gjendjen e duhur fizike për të marrë më shumë minuta në fushë.
Pas kalimit nga Chelsea, ai ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjet e kampionatit anglez dhe 75 në kupë.
Qëndrimi në stol nga trajneri është argumentuan me gjendjen jo të mirë fizike pasi ka qëndruar në një kohë të gjatë jashtë fushës.