Arb Manaj: Asgjë nuk na arsyeton

- Bota Sot

Arb Manaj: Asgjë nuk na arsyeton

Drita po kalon nëpër krizë të rezultateve por nesër beson e shpreson se do t’ia dalin ndaj Dukagjinit që po shënon rezultate fantastike në gjashtë javët e para në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini aktualisht është në vend të dytë me 13 pikë e Drita në të parafundit (i nënti) me 5 sosh apo me një fitore, dy barazim e tri humbje.

Kampioni kërkon fitoren (nesër, 15.00)  në Gjilan ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së shtatë.

Futbollisti i Dritës Arb Manaj tha se shpreson se ti rikthehen rezultateve pozitive.

E kemi pritur sepse vjen edhe nga ngarkesa e kampionatit që kemi pasur, por asgjë nuk na arsyeton sepse kemi një ekip shumë të mirë. Nuk është një vetëkënaqësi por një krizë e vogël të cilën shpresoj që do ta kalojmë së bashku thekson Manaj.

Drita do të ketë mungesa prej katër futbollistëve njëri prej tyre kapiteni, Rron Broja.



Read it all at Bota Sot