Drita po kalon nëpër krizë të rezultateve por nesër beson e shpreson se do t’ia dalin ndaj Dukagjinit që po shënon rezultate fantastike në gjashtë javët e para në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini aktualisht është në vend të dytë me 13 pikë e Drita në të parafundit (i nënti) me 5 sosh apo me një fitore, dy barazim e tri humbje.
Kampioni kërkon fitoren (nesër, 15.00) në Gjilan ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së shtatë.
Futbollisti i Dritës Arb Manaj tha se shpreson se ti rikthehen rezultateve pozitive.
E kemi pritur sepse vjen edhe nga ngarkesa e kampionatit që kemi pasur, por asgjë nuk na arsyeton sepse kemi një ekip shumë të mirë. Nuk është një vetëkënaqësi por një krizë e vogël të cilën shpresoj që do ta kalojmë së bashku thekson Manaj.
Drita do të ketë mungesa prej katër futbollistëve njëri prej tyre kapiteni, Rron Broja.