Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Prishtinës do të luhet sot në orën 15.00 në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Prishtina kërkon tre pikë që të ruajë kreun e tabelës.
Nga ana tjetër, Ferizaj pas katër humbjeve synon të ndërpresë serinë e keqe dhe t’i kthehet fitoreve.
Sulmuesi i Prishtinës, Mario Ilievski flet para sfidës ndaj Ferizajt.
"Pritshmëritë tona, si gjithmonë, janë për fitore ashtu si në çdo ndeshje tjetër.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe harmonia jonë reflektohet qartë edhe gjatë stërvitjeve.
Nëse sotr luftojmë si në dy ndeshjet e fundit, atëherë fitorja nuk do të vihet në diskutim. Shpresojmë ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive", tha Ilievski.