Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot pati një ditë të keqe, për faktin se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Konyaspor e Istanbul Başaksehir në kuadër të Superligës turke.
Futbollisti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në një periudhë prej vetëm pesë minutash në pjesën e dytë dhe iu desh të largohej nga fusha.
Për fat të mirë, ekipi i tij arriti të ruajë epërsinë (2:1) deri në fund dhe të fitojë.
Kjo ishte fitorja e tretë për Konyasporin në këtë sezon.