Bardhi skuqet në Turqi

- Bota Sot

Bardhi skuqet në Turqi

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot pati një ditë të keqe, për faktin se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Konyaspor e Istanbul Başaksehir në kuadër të Superligës turke. 

Futbollisti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në një periudhë prej vetëm pesë minutash në pjesën e dytë dhe iu desh të largohej nga fusha.

Për fat të mirë, ekipi i tij arriti të ruajë epërsinë (2:1) deri në fund dhe të fitojë.

Kjo ishte fitorja e tretë për Konyasporin në këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot