Tuchel konfirmon të gjitha zgjedhjet e shtatorit

- Bota Sot

Tuchel konfirmon të gjitha zgjedhjet e shtatorit

Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar të gjithë lojtarët e grumbulluar në shtator për ndeshjet ndërkombëtare të tetorit, duke theksuar se fitorja 5-0 ndaj Serbisë tregoi standardin e lartë të vendosur nga “Tre Luanët”.

I vetmi ndryshim është rikthimi i Bukayo Saka, i cili zëvendëson të dëmtuarin Noni Madueke, ndërsa Jarell Quansah mbetet pjesë e grupit. Tuchel theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit kolektiv:

“Përse të mos e konfirmojmë të njëjtin grup? Këta lojtarë kanë vendosur standardin më të lartë”.

Anglia do të përballet me Uellsin më 9 tetor në “Wembley” në një ndeshje bamirësie për “Alzheimer’s Society”, më pas do të udhëtojë në Letoni më 14 tetor për kualifikueset e Botërorit, teksa konkurrenca për të hyrë në formacion është e lartë.

Ja lista e të ftuarve për dy ndeshjet e tetorit:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Manchester City)

Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Marc Guéhi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), Djed Spence (Tottenham Hotspur), John Stones (Manchester City)

Mesfushorë: Elliot Anderson (Nottingham Forest), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Jordan Henderson (Brentford), Ruben Loftus-Cheek (AC Milan), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa)

Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Eberechi Eze (Arsenal), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Monaco), Marcus Rashford (Barcellona), Bukayo Saka (Arsenal), Ollie Watkins (Aston Villa).



Read it all at Bota Sot