Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar të gjithë lojtarët e grumbulluar në shtator për ndeshjet ndërkombëtare të tetorit, duke theksuar se fitorja 5-0 ndaj Serbisë tregoi standardin e lartë të vendosur nga “Tre Luanët”.
I vetmi ndryshim është rikthimi i Bukayo Saka, i cili zëvendëson të dëmtuarin Noni Madueke, ndërsa Jarell Quansah mbetet pjesë e grupit. Tuchel theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit kolektiv:
“Përse të mos e konfirmojmë të njëjtin grup? Këta lojtarë kanë vendosur standardin më të lartë”.
Anglia do të përballet me Uellsin më 9 tetor në “Wembley” në një ndeshje bamirësie për “Alzheimer’s Society”, më pas do të udhëtojë në Letoni më 14 tetor për kualifikueset e Botërorit, teksa konkurrenca për të hyrë në formacion është e lartë.
Ja lista e të ftuarve për dy ndeshjet e tetorit:
Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Manchester City)
Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Marc Guéhi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), Djed Spence (Tottenham Hotspur), John Stones (Manchester City)
Mesfushorë: Elliot Anderson (Nottingham Forest), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Jordan Henderson (Brentford), Ruben Loftus-Cheek (AC Milan), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa)
Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Eberechi Eze (Arsenal), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Monaco), Marcus Rashford (Barcellona), Bukayo Saka (Arsenal), Ollie Watkins (Aston Villa).