Futbollisti Leon Myrtaj nuk do të përfaqësojë më Kombëtaren shqiptare në garat ndërkombëtare.
Talenti shqiptar ka vendosur të lërë Shqipërinë për një tjetër kombëtare.
Saktësisht bëhet fjalë për Hungarinë, e cila është origjina e mamasë së tij. Myrtaj ka “braktisur” kështu Shqipërinë U-19, pasi ka vendosur të veshë fanellën e hungarezëve të kësaj grupmoshe.
Letra
Një lëvizje e papritur.
Lajmin për këtë lëvizje e ka bërë të ditur Tottenham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
:Ndërkohë, lojtari tjetër i Akademisë, Leon Myrtaj, bashkohet me Hungarinë U-19 vjeç për herë të parë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë në nivelin e të rinjve”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.
Kujtojmë se Myrtaj ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërinë në 10 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 4 gola. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë më parë Adrian Bajrami vendosi të lërë Shqipërinë për Zvicrën dhe Myrtja bëhet kështu lojtari i radhës që “braktis” fanellën kuqezi për një tjetër fanellë.