Lojtari shqiptar nuk do të përfaqësojë më Kombëtaren shqiptare

- Bota Sot

Lojtari shqiptar nuk do të përfaqësojë më Kombëtaren shqiptare

Futbollisti Leon Myrtaj nuk do të përfaqësojë më Kombëtaren shqiptare në garat ndërkombëtare. 

Talenti shqiptar ka vendosur të lërë Shqipërinë për një tjetër kombëtare.

Saktësisht bëhet fjalë për Hungarinë, e cila është origjina e mamasë së tij. Myrtaj ka “braktisur” kështu Shqipërinë U-19, pasi ka vendosur të veshë fanellën e hungarezëve  të kësaj grupmoshe.

Letra

Një lëvizje e papritur.

Lajmin për këtë lëvizje e ka bërë të ditur Tottenham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

:Ndërkohë, lojtari tjetër i Akademisë, Leon Myrtaj, bashkohet me Hungarinë U-19 vjeç për herë të parë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë në nivelin e të rinjve”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

Kujtojmë se Myrtaj ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërinë në 10 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 4 gola. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë më parë Adrian Bajrami vendosi të lërë Shqipërinë për Zvicrën dhe Myrtja bëhet kështu lojtari i radhës që “braktis” fanellën kuqezi për një tjetër fanellë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot