Dragan Stojkoviq nuk përmbahet me serbët: Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq nuk përmbahet me serbët: Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë

Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviq. 

Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.

Stojkoviq është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet.

Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.

“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm.

Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviq në konferencë për shtyp.

Selektori i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë.

Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviq si një prej tyre.



Read it all at Bota Sot