Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviq.
Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.
Stojkoviq është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet.
Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.
“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm.
Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviq në konferencë për shtyp.
Selektori i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë.
Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviq si një prej tyre.