Nga përmbyllja e rrethit të parë të votimeve në Prizren, del se kryetari do të vendoset në balotazh. I pari ka dalë Shaqir Totaj me rreth 42 % , ndërsa i dyti Artan Abrashi me 30 %.
Kjo tregon se Prizreni ka votuar për ndryshim, pasi nuk e ka votuar Totajn mjaftueshëm në rrethin e parë, ashtu siç janë votuar pa balotazh kryetarët aktual të komunave tjera, si Gjakova, Malisheva, Ferizaj ...
Trendi historik:
Prizreni ka një histori interesante me balotazhet: kandidati që del i dyti në raundin e parë zakonisht ka fituar në balotazh.
Shembuj nga zgjedhjet e fundit:
2017: Totaj kryesoi raundin e parë me rreth 5 mijë vota më shumë se Haskuka, por Haskuka fitoi në balotazh me rreth 300 vota epërsi.
2021: Haskuka doli i pari me 41 %, Totaj i dyti me 31 %. Në balotazh, Totaj fitoi me afro 1 mijë vota diferencë.
Shembuj historikë:
2007: Eqrem Kryeziu i pari në raundin e parë me rreth 2.ooo vota, por Ramadan Muja fitoi në balotazh.
2010: Hanefi Muharremi, thuhej se fillimisht ishte fitues për 16 vota, ndërsa Muja i dyti, por ky i fundit fitoi në procesin e përsëritur.
Ta shohim kësaj radhe cili do të jetë fituesi mes Totajt e Abrashit?. / Gazeta e Prizrenit /