ASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve

- Gazeta e Prizrenit

ASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve

Numri i martesave në gusht është rritur ndjeshëm, duke shënuar një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë gushtit janë regjistruar 1972 kurorëzime brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në korrik ishin 1236 martesa.

Në anën tjetër, është shënuar rënie prej 45.2 për qind në numrin e divorceve.
Në gusht janë regjistruar 97 divorce, krahasuar me 177 raste në korrik.

 Po ashtu, në gusht janë regjistruar 2516 lindje, që paraqet një rënie prej 6.4 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa 914 raste të vdekjeve, që është një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me korrikun.

ASK thekson se këto të dhëna bazohen në informacionet e siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës./GS

Ky është parashikimi për shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin Komunal të Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit