E veshi dhe shënoi gol në Lesvkovc, fanella e Rey Manaj shitet për mbi 3 mijë euro

- Bota Sot

E veshi dhe shënoi gol në Lesvkovc, fanella e Rey Manaj shitet për mbi 3 mijë euro

Rey Manaj, është heroi që e mposhti Serbinë më 11 tetor në “Duboçica” të Leskovcit.

Goli i tij ishte vendimtari, që kombëtarja “Kuq e Zi” të arrijë triumfin historik.

Tashmë fanella e Manajt, u kthye në objekt të çmuar të koleksionit.

Sipas ankandit ndërkombëtar MatchWornShirt, me të cilin bashkëpunon Federata Shqiptare e Futbollit, ajo u shit për 3 mijë e 98 euro.

Oferta më e madhe erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vendosur për ta pasur këtë fanellë historike, blerësi rriti çmimin për thuajse 11 herë nga 378 euro në mbi 3 mijë.

Fanella mban firmën e Manajt dhe mbetet një simbol i veçantë, pasi ai ishte autori i golit që vulosi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

Kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares shqiptare në ankand.

Rekordin e mban ajo e Nedim Bajramit, e veshur në përballjen ndaj Italisë në Euro 2024, kur ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash.

Ajo fanellë u ble për 5 mijë e 792 euro.



Read it all at Bota Sot