Prizren: Vdes një person në lagjen “Jeta e re” pasi vetaksidentimit

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Vdes një person në lagjen “Jeta e re” pasi vetaksidentimit

Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj”, derisa viktima, një mashkull shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me biçikletë elektrike.

“Viktima është vetaksidentuar derisa ishte duke ngarë biçikletën elektrike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit