Qatip Osmani flet pas largimit nga Malisheva

- Bota Sot

Qatip Osmani flet pas largimit nga Malisheva

Qatip Osmani përfundimisht ka mbyllur aventurën në Superligën e Kosovës me skaudrën e Malishevës.

Tekniku tetovar ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit dhe mëngjesin e kësaj të enjte është përshendetur me futbollistët dhe është larguar nga skuadra. 

“Rezultatet nuk ishin ato që prisnim, dhe pas ndeshjes së fundit vendosa të jap dorëheqjen. 

Nuk ishte vendim i lehtë, por e ndjeva që ishte momenti i duhur për ta bërë.

Dua të falënderoj lojtarët për përkushtimin,drejtuesit për mbështetjen e dhënë, stafin për punën që kanë bërë dhe gjithashtu tifozët,” ka thënë Qatip Osmani pas largimit nga Malisheva.



Read it all at Bota Sot