Qatip Osmani përfundimisht ka mbyllur aventurën në Superligën e Kosovës me skaudrën e Malishevës.
Tekniku tetovar ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit dhe mëngjesin e kësaj të enjte është përshendetur me futbollistët dhe është larguar nga skuadra.
“Rezultatet nuk ishin ato që prisnim, dhe pas ndeshjes së fundit vendosa të jap dorëheqjen.
Nuk ishte vendim i lehtë, por e ndjeva që ishte momenti i duhur për ta bërë.
Dua të falënderoj lojtarët për përkushtimin,drejtuesit për mbështetjen e dhënë, stafin për punën që kanë bërë dhe gjithashtu tifozët,” ka thënë Qatip Osmani pas largimit nga Malisheva.