Verona nuk ndali një pikë në duel me Interin, në takimin e javës së 10-të të Serie A në futboll.
Verona ka pësuar humbje me rezultat 1:2 nga Interi.
Interi mori tre pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Zielinski shënoi në minutën e 16-të për epërsinë e Interit.
Vendasit e barazuan në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 40-të me golin e futbollistit Giovane.
Në minutën e 90+4 Martin Frese shënoi autogol e për fitoren e madhe të zikaltërve.
Interi zë vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se lideri Napoli dhe Verona është në pozitën e 18-të me 5 pikë.
Verona vazhdon pa fitore, ka 5 barazime e 5 humbje deri me tash.